E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali

13:35 | 1 Qershor 2026
E H

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një i ri nga Komuna e Malishevës ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për Meridon Sefer Krasniqi nga fshati Damanek i Malishevës, i cili dyshohet se është mbytur derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë.

Autoritetet përkatëse në Itali pritet të hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale