Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së Rexhep Meta, babi i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjes për siç thotë ai, humbjen e madhe.
“Sot mësova me pikëllim se ka ndërruar jetë babai i ish-Kryeministrit, ish-Kryetarit të Kuvendit dhe ish-Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. I nderuar President Meta, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju dhe për gjithë familjen tuaj në këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ju dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje. Behgjet Pacolli me familje”, ka shkruar Pacolli./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...