Rrustem Mustafa, i njohur gjatë luftës si Komandant Remi, është kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Remi dje së bashku me strukturat e PDK-së, ka marr pjesë në një tubim në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, në kuadër të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 7 qershorit, shkruan Arbresh.info
Përmes një postimi në Facebook, Remi tha se të bashkuar, me vizion dhe përgjegjësi, ecim përpara drejt ndryshimit që i duhet Kosovës.
“Në Vushtrri, bashkë me strukturat e PDK-së, në sheshin e Adem Jashari aty ku historia ka rrënjë të thella morëm një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët. Energjia, besimi dhe vendosmëria që pamë sot janë dëshmi se koha për t’i dhënë fund krizës po afron. Të bashkuar, me vizion dhe përgjegjësi, ecim përpara drejt ndryshimit që i duhet Kosovës”, shkroi komandant Remi./Arbresh.info
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...