Llapi po vazhdon të jetë aktive në merkato, pas transferimit të Redon Bejtës gjatë ditës së sotme, ata kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist.
Skuadra e Tahir Batatinës ka nënshkruar me Taulant Lutfiun, shkruan Arbresh.info
Lutfiu transferohet tek llapjanët pas një aventure të shkurtër me Feronikelin ‘74.
Njoftimi i plotë i Llapit:
Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e mbrojtësit Taulant Lutfiu, pas një periudhe gjashtëmujore të kaluar tek FC Feronikeli ’74.
24-vjeçari kthehet më i motivuar se kurrë për të dhënë gjithçka për fanellën bardhekaltër.
Me përvojë të shtuar në Superligë, Lutfiu synon të ndihmojë klubin në realizimin e objektivave për sezonin 2025/26.
E mirëpresim rikthimin e tij në familjen llapjane dhe i dëshirojmë shumë suksese në edicionin e ri.
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...