Një thashethem madhështor është duke u ndarë me shpejtësi mëngjesin e sotëm (e enjte) nga tifozët e Liverpoolit.
Bazuar në storie të ndryshme në rrjete sociale, Liverpooli do të nënshkruaj sot me Xherdan Shaqirin nga Stoke City, transmeton portali arbresh.info.
Lajmi për transferimin e Shaqirit në Anfield ka qenë duke u qarkulluar që disa javë deri qysh pas dëbimit të skuadrës së tij nga Premierë Liga.
Por, tani një grup i madh i tifozëve të Liverpoolit në rrjete sociale janë duke njoftuar se reprezentuesi zviceran ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Liverpoolit.
https://twitter.com/AnfieldExpress/status/1014782925081071616
https://twitter.com/_Chris_Hurst_/status/1014471904034476032
https://twitter.com/_Chris_Hurst_/status/1014591105323716608
A janë këto thashetheme të vërteta?
Sigurisht, kjo është pyetja më e rëndësishme dhe si gjithmonë, koha do të tregojë gjithçka.
Megjithatë, shumë tifozë të Liverpoolit janë duke e “blerë” këtë storie sepse është postuar edhe nga llogaria ‘Anfield Express’.
Kjo është bërë e famshme sezonin e kaluar kur lëshonte informata të sakta në lidhje me skuadrën e Liverpoolit./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...