Liverpooli ka pësuar humbje në “Anfield Road” nga Leeds me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.
Fillimi i ndeshjes ishte i nxehtë me një gol që erdhi që në minutën e katërt.
Një pasim i gabuar i Joe Gomez e gjeti Rodrigon, i cili shënoi nga afër për 1-0.
Por Liverpooli u kthye shpejtë në lojë, në minutën e 14-të, kur Andreë Robertson asistoi te Mohamed Salah i cili shënoi për 1-1.
Në pjesën e dytë Liverpool kishte shumë raste që të gjente golin e epërsisë, shkruan telegrafi.
Darëin Nunez një herë dhe Roberto Firmino dy herë, ishin në pozitë të mirë që të shënonin, por nuk ia arritën qëllimit.
Kur ndeshja po shkonte në skenë doli Crysencio Summerville i Leeds që shënoi nga afër për 2-1.
Ky gol e vendosi edhe ndeshjen pasi koha shtesë nuk solli gola të tjerë.
Kjo humbje e mban Liverpoolin në vendin e nëntë me 16 pikë, ndërsa Leeds ngjitet në vendin e 15-të me 12 pikë.
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...