Basketbollisti i njohur i GO+Pejës, Dardan Berisha, do të mungojë për një kohë të pacaktuar pas një lëndimi, njoftoi klubi pejan të hënën në rrjetet sociale.
Berisha nuk ishte prezent në humbjen e skuadrës ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 94:85, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit. Ndërkohë, në ndeshjen e kaluar mes Bashkimit dhe Pejës, kapiteni u përball me një incident të pakëndshëm, ku u godit nga objekte të hedhura nga tifozët, duke pësuar një prerje në ballë.
“Kapiteni ynë, Dardan Berisha, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë për një kohë të pacaktuar. I urojmë rikuperim të shpejtë dhe kthim të shpejtë në parket,” shkruan klubi.
Berisha mbetet një nga lojtarët kryesorë të Pejës, dhe mungesa e tij pritet të ndihet shumë në vijën e lojës.
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...