Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara.
Legjenda e “Blues” thotë se në të kaluarën ishte munduar ta transferonte Erling Haalandin, por që nuk kishte arritur ta bënte një gjë të tillë.
“E kam një respekt enorm për të. Është një lojtar që jam munduar ta sillja në Chelsea, nuk më pritej ta transferoja, por në fund nuk ndodhi asgjë. Më pëlqen të shoh lojtarë të këtij niveli”, u shpreh Lampard.
Pas Salzburgut, përfaqësuesi norvegjez ishte transferuar në Borussia Dortmund, e prej aty në Manchester City, ku luan edhe aktualisht.
Të dielën nga ora 17:00, Chelsea do të përballet me Manchester Cityn në “Etihad Stadium”, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka mundësi të shpallet kampione. /GE/
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...