Real Madridi njoftoi dje pasdite largimin e trajnerit të Xabi Alonsos, me marrëveshje të dyanshme.
Alonso u largua pas humbjes në finale të Superkupës së Spanjës nga Barcelona me rezultat 3-2, shkruan Arbresh.info.
Strategu bask, përveçse me drejtuesit raportohet se pati probleme edhe me disa nga lojtarët kryesor, një ndër ta Vinicius Junior.
Ky i fundit madje është një nga disa lojtarët e vetëm madrilen, i cili ende nuk ka reaguar pas largimit të Alonsos.
Duke se hatërmbetjet mes tij dhe trajnerit kanë mbetur akoma pas atij zëvendësimi në ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni të cilën e fitoi Reali 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’. Aty kishte nisur edhe gjithçka ku Vini kishte shprehur mllefin ndaj trajnerit.
Përveçse brazilianit asnjë reagim në rrjete sociale për largimin e Alonsos nuk pati as nga dy yjet anglez Trent Alexander-Arnold e Jude Bellingham.
Në mend për së paku një falënderim nuk i shkoi as Ferland Mendyt e Franco Mastantuonos, i cili në fillim iu besua pozita e startuesit nga Alonso, por që pas rikthimit nga lëndimi gjeti më pak minuta në ekip.
As Brahim Diaz i cili ndodhet në grumbullim me kombëtaren e Marokut, si dhe mbrojtësi brazilian, Eder Militao deri më tani nuk kanë shkruar asgjë për Alonson.
Ndërsa pjesa dërrmuese e skuadrës në krye me Mbappen i cili ishte i pari që reagoi për largimin e Alonsos, edhe të tjerët e kanë falënderuar strategun bask për punën e tij tek Reali./Arbresh.info
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...