Xherdan Shaqiri po kërkon një klub të ri.
Dy klubet nga Premierliga janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e lirimit të Xherdan Shaqirit, pasi anësori shqiptar i Zvicrës konfirmoi se do të largohet nga Stoke City dhe se do ta pëlqente qëndrimin në ligën elitare angleze.
Trajneri i Southamptonit, Mark Hughes, i cili e bleu Shaqirin nga Interi në Stoke, është i gatshëm t’ia paguajë klauzolën e lirimit të Shaqirit në vlerë 13 milionë euro, në mënyrë që të ribashkohet me të.
Pasi Stoke ra nga Premierliga, Shaqiri konfirmoi se do të largohet nga klubi, transmeton “Albeu”.
“Do të doja të qëndroja në Angli, por nuk hedh poshtë asgjë. Është liga më e mirë me lojtarët më të mirë”, ka thënë Shaqiri.
Edhe Tottenham është duke e vëzhguar Shaqirin, i cili momentalisht është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Zvicrën.
Shaqa i shënoi tetë gola në 36 ndeshje për Stoke sezonin që lamë pas.
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin