Krerët e FVK-së përcjellin ekipet kosovare drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellur ekipet e Kombëtares, në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit, shkruan arbresh.info.
Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani dhe Valmira Ramadani të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon çifti Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami.
Presidenti Gjinovci dhe sekretari Nikqi u kanë uruar fat ekipeve dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të gjithanshme në ofrimin e të gjitha kushteve të nevojshme për përfaqësim sa më dinjitoz në këtë garë.
Kujtojmë se garat, në të dy konkurrencat, zënë vend mes datave 23-26 qershor./arbresh.info/

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...