Skuadra e FUT në skenën e CS2, ku bën pjesë edhe ylli kosovar, Aulon ‘Krabeni’ Fazlija ka arritur fitore në ndeshjen e parë të Blast Bounty ndaj OG.
‘Krabeni’ me shokë arritën të triumfojnë (2:0) me mapa në një ndeshje të fortë ndaj legjendës së CS, ‘cadian’, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht në ‘Anicent’ map të zgjedhur nga OG, FUT triumfoi me (13:11), për ta marr epërsinë.
Një duel i fort shkoi edhe në ‘Mirage’ map të zgjedhur nga FUT, ku rezultati ishte i njëjtë sikurse në ‘Ancient’ (13:11), me skuadrën e ‘Krabeni’ që triumfoi dhe siguroi fitoren e parë në ‘Blast Bounty’ një prej eventeve më të mëdha në CS2.

Ylli kosovar, Aulon ‘Krabeni’ Fazlija shkëlqeu me 32 eliminime në këto dy mapa. Kujtojmë se ai është edhe kapiten i skuadrës, i cili me strategjitë e tij ndihmon ekipin drejt suksesit.
Tashmë skuadrës së ‘Krabenit’ i duhet vetëm edhe një fitore që të arrij në ‘LAN Event’ të Blastit, ku do të jetë arritje e madhe për karrierën e tij.
Në këtë event merr pjesë edhe Drin ‘makazze’ Shaqiri me NaVi-n, ku nesër e luan ndeshjen e parë nga ora 17:00. Kundërshtar i Na’Vi-t është Monte./Arbresh.info


Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale