Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar sot (e premte) se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Gjermania.
Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të përballet me atë të grupmoshave të njëjtë të Gjermanisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian 2019, shkruan portali arbresh.info.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë më 27 mars duke filluar nga ora 18:45.

Pas shtatë ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve, Kosova gjendet në pozitën e tretë të Grupit 5 me 10 pikë, aq sa ka edhe Irlanda një pozitë më artë, ndërsa në krye të tabelës gjendet Gjermania me 15. Në rast të fitores, djelmoshat tanë mund të kalojnë në vendin e dytë dhe t’i ofrohen për dy pikë skuadrës gjermane.
Biletat për këtë ndeshje shiten në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan. Çmimi i tyre është nga 3 euro deri në 5 euro./arbresh.info/
Pikat e shitjes së biletave:
Prishtinë
Sheshi Nëna Terezë, me shtand
Malesia Reisen
Mitrovicë
Në qendër të qytetit me shtand dhe tek stadiumi
Gjilan
Rinori Travel
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1