Tensione të larta janë raportuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ku një protestë masive kundër qeverisë ka eskaluar në përplasje me forcat e rendit.
Dhjetëra mijëra qytetarë, të udhëhequr kryesisht nga studentë universitarë, u mblodhën për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe hetim të plotë për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Protestuesit marshuan nga disa drejtime drejt qendrës së qytetit, duke mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe sloganin “Studentët fitojnë”.
Situata u tensionua kur disa grupe protestuesish u përplasën me policinë, e cila ishte vendosur në pika kyçe për të kontrolluar turmat dhe për të parandaluar incidente të mëtejshme.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit