Perleshje të forta me policinë kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në qendër të Beograd, pas protestës masive studentore kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq.
Sipas raportimeve të mediave serbe, incidentet më të ashpra janë regjistruan pranë Parkut Pionirski, kur një grup personash të maskuar sulmoi policinë me fishekzjarre, mjete piroteknike dhe topa. Pas përshkallëzimit të situatës, policia dhe Xhandarmëria ndërhynë me forcë, duke përdorur sprej me piper dhe duke shtyrë turmën në rrugët qendrore të qytetit.
Tubimi i sotëm vjen vetëm një javë pasi studentët serbë publikuan një memorandum lidhur me Kosovën, dokument që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik në Kosovë.
Përmbajtja e memorandumit është interpretuar si përpjekje e studentëve për të artikuluar qëndrime politike dhe shoqërore mbi çështjen e Kosovës në kuadër të krizës së vazhdueshme politike në vend.

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë