Skuadra e Rahovecit e ka barazuar serinë finale në 1:1 në ndeshjen e dytë të “play off” të Superligës së Kosovës në hendboll, duke e mposhtur bindshëm Kastriotin me rezultat 34:24.
Ndeshja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, ku në një atmosferë të mirë sportive vendasit kanë treguar lojë të fortë nga fillimi deri në fund.
“Vreshtarët” kanë hyrë në takim me ritëm të lartë dhe vendosmëri për të rikthyer baraspeshën në seri. Rahoveci ka krijuar epërsi të konsiderueshme që në pjesën e parë, duke arritur deri në tetë gola diferencë, ndërsa në pjesën e dytë e ka ruajtur kontrollin e ndeshjes dhe nuk e ka lejuar rikthimin e Kastriotit.
Më i dalluari te Rahoveci ka qenë Egzon Gjuka, i cili ka realizuar dhjetë gola, ndërsa Guilherme Fernandes ka kontribuar me nëntë të tjerë. Në fitore rol të rëndësishëm ka pasur edhe portieri Arti Luzha me pritje të shumta.
Te Kastrioti, lojtari më efikas ka qenë Felippe Teixeira me gjashtë gola.
Pas dy ndeshjeve finale dhe rezultatit baras, gara për titull mbetet plotësisht e hapur. Kampioni shpallet skuadra që arrin tri fitore, ndërsa përballja e radhës do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në Ferizaj.
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje