Trajneri Rafet Prekazi e ka publikuar listën prej 25 futbollistëve të ekipit kombëtar U21 të Kosovës, për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorrës dhe Turqisë.
Të hënën në një konferencë për media, Prekazi e publike listën me ndryshime. Alfred Ajdareviq është ftuar për herë të parë, ndërsa Lirim Kastrati i bashkohet ekipit U21 nga Kombëtarja seniore, raporton Gazeta Express.
Ajdareviq, i cili më parë ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë, ditë më parë zgjodhi t’i bashkohet Kosovës.
Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.
Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorrës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban