Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Serbisë.
Ishte Qeveria e Serbisë që mori vendimin që të ndalojë zhvillimin e ndeshjes duke iu referuar çështjeve të sigurisë.
Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive “Kovilovo” në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që ndeshja nuk zhvillohet.
Atmosfera në përfaqësuese është shumë e mirë, vajzat janë të qeta, komode dhe në disponim. Sigurimi në këtë qendër është në nivel të lartë dhe nuk ka ndonjë shqetësim për sigurinë e vajzave.
Kosova të shtunën e të dielën duhet t’i luajë dy ndeshjet tjera në grup në kuadër të kualifikimeve për botëror.
Norvegjia e Sllovakia janë rivalët e Kosovës./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë