Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në renditjen e FIFA-s, duke regjistruar përmirësimin më të madh të pikëve në nivel global.
Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë javën e kaluar, Kosova ka grumbulluar 58,33 pikë.
Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, Kosova renditet në vendin e 81-të, duke u ngjitur për 11 pozita nga renditja e mëparshme. Kjo është pozita më e mirë në histori për Dardanet.
Këto rezultate vijnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë 2027, duke treguar formën në rritje dhe progresin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar të femrave të Kosovës.

OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...