Zërat për një rikthim të mundshëm në postin e trajnerit, i mohoi menjëherë Jurgen Kloppi.
Ai ka konfirmuar se nuk ka asnjë plan për t’u rikthyer si trajner pas largimit të tij në vitin 2024.
“Isha i bindur qind për qind kur e thashë se nuk do të punoja më si trajner futbolli. Tani jam 58 vjeç dhe nuk kam asnjë plan për t’u rikthyer”, ka deklaruar gjermani për The Athletic.
Klopp shtoi se edhe pse njerëzit shpesh thonë se trajnerët kthehen pas disa vitesh, ai nuk e sheh veten në të njëjtën rrugë.
“Edhe nëse do filloja përsëri në moshën 65-vjeçare, të gjithë do më kujtonin se kam thënë se nuk do ta bëja kurrë më. Por në këtë moment, nuk më mungon asgjë dhe nuk kam zero plane për t’u rikthyer”, ka theksuar ai.
Klopp aventurën si trajner e mbylli pas një epoke të lavdishme tek Liverpooli./Arbresh.info
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës