Ish-trajner i Liverpool, Jurgen Klopp ka reaguar pasi ish-klubi i tij fitoi titullin e 20-të në histori të Premier Leagues.
Liverpool mbrëmë u shpall kampion i Anglisë, pas triumfit ndaj Tottenhamit me rezultat 5-1, shkruan Arbresh.info.
Pasi nisi festa në “Anfield Road”, trajneri aktual Arne Slot nuk la pa e përmendur edhe paraardhësin e tij në stol, Jurgen Klopp.
Ai thuri lëvdata për punën që kishte bërë gjermani.
“Kjo nuk është vetëm puna ime, është puna e lojtarëve që po qëndrojnë këtu dhe pjesëtarëve të stafit që po qëndrojnë atje dhe puna e Jurgen dhe Pepijn (asistenti i Klopp) që kanë lënë këtu”, ka thënë Slot.
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Klopp ka shkruar shkurtimisht rreth kësaj çështje.
“Shumë mirënjohës për të kaluarën, shumë, shumë i lumtur me të tashmen dhe jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen”, ka shkruar Klopp në Instagram.
View this post on Instagram
Jurgen Klopp u largua nga Liverpooli verën e kaluar pas nëntë sezoneve të lavdishme me klubin, ku edhe arriti t’i rikthej titullin kampion kësaj skuadre pas 30 vitesh pritje./Arbr
Shkoi për të punuar në hidrocentral, vdes në Maliq inxhinier...
Inflacioni në Kosovë dyfish më i lartë, Shqipëria afër 3 pë...
Tragjedi në Itali: 2-vjeçari ndërron jetë pas transplantit t...
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...