Barcelona përballet me një rrezik serioz para ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Atlético Madridit.
Lamine Yamal, Fermín López, Gerard Martín dhe Marc Casadó janë katër futbollistët që në rast ndëshkimi me karton të verdhë në këtë takim do të mungojnë në përballjen e dytë në ‘Metropolitano’, shkruan Arbresh.info.
Kjo situatë paraqet një shqetësim të madh për stafin teknik të Barcelonës, pasi bëhet fjalë për lojtarë që kanë pasur rol të rëndësishëm gjatë këtij sezoni në Evropë.
Kujtojmë se Barcelona nuk ka fituar Ligë të Kampionëve që nga viti 2015.
Ndeshja e parë luhet nesër në ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...