Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Pas përfundimit të raundit të dytë të kualifikuesve në Ligën A, shtatë vendet e para të çdo grupi siguruan pjesëmarrjen në finale, ku do të luftojnë së bashku me Shqipërinë si vend organizator për trofeun e Kampionatit Europian U-17, përcjell Arbresh.info.
Të hënën, më 31 mars, në orën 19:00, në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17. Skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve.
Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të ngrejë siparin më 19 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.

Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...