UEFA po zhvillon një tjetër vizitë inspektuese në Shqipëri, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UEFA-s shoqërohet nga përfaqësues të FSHF-së dhe nga grupi ndërinstitucional i punës i ngritur për organizimin e këtij eventi, përcjell Arbresh.info.
Sapo kanë mbërritur në Shqipëri, përfaqësuesit e UEFA-s kanë nisur inspektimet në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet finale.
Ata janë njohur nga afër me transformimin e jashtëzakonshëm të stadiumit “Egnatia Arena”, falë investimit të Federatës së Futbollit.
Ky impiant modern tashmë plotëson të gjitha kushtet dhe do të jetë gati për finalet e Kampionatit Europian U-17.
Vizita e delegacionit të UEFA-s do të vazhdojë me fushat stërvitore ku do të përgatiten ekipet pjesëmarrëse, si: “Tofik Jashari”, “Shtëpia e Futbollit”, “Selman Stërmasi”, “Kompleksi Skënder Halili”, aneksi i stadiumit “Roza Haxhiu”, “Sol Tropikal” dhe stadiumi “Luzit”./Arbresh.info




Granit Xhaka shpallet lojtari i sezonit te Sunderlandi
Aktakuzë ndaj Bojan Jevtiqit, ish-policit të dyshuar për spi...
Për lëndim të rëndë trupor, Kobra dhe dy të tjerët dënohen v...
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me ...
ZYRTARE: Albena Reshitaj i bashkohet listës së Vjosa Osmanit...
KEDS gjobitet me 35 mijë euro për parregullsi në njehsorë el...