Para se të hynte në Spotify Camp Nou për të ndjekur ndeshjen mes Barcelona dhe Levante, Joan Laporta reagoi ndaj ankesave të tifozëve të Real Madrid për gjykimin në humbjen kundër Osasuna (2-1).
Ish-presidenti blaugrana nuk u përmbajt kur vlerësoi penalltinë e dhënë ndaj Thibaut Courtois për shkeljen ndaj Ante Budimir.
“Është një penallti e VAR-it. Real Madridit i janë dhënë një mijë penallti si kjo. Goli i Osasunës nuk ishte fare jashtë loje. Nuk e shoh ku është problemi. Për një herë që nuk u dhurohet një penallti për një simulim të tyre. Le të mos ankohen.”
Laporta shpjegoi gjithashtu si e përjetoi humbjen e madrilenëve.
“Isha në selinë zgjedhore. Ishin rreth 500 persona dhe kishte një televizor, dhe si tani duhet të presësh për të festuar golat. Ishte një gol shumë i qartë dhe ata humbën. Është e qartë se nuk ka ndeshje të lehta. Osasuna po luan gjithnjë e më mirë dhe kundër Levantes nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Kundër tyre na kushtoi shumë të fitonim edhe në ndeshjen e parë.”
Sa i përket mbledhjes së firmave në tendat pranë stadiumit, Laporta falënderoi mbështetjen e anëtarëve.
“Po ecim mirë, po marrim shumë mbështetje. Të tjerë do të na votojnë më 15. Tani jemi në fazën e paraprandidaturave.”
Me një fitore Barcelona do të rikthehej në krye të tabelës./Arbresh.info
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun