Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit në Evropë – Liga e Kampionëve, do të fillojë këtë javë.
Skuadrat do të mbushin arkat e tyre me pjesëmarrjen në këtë kompeticion, ku për çdo rezultat pozitiv do të shpërblehen.
Secili prej klubeve do të marrë, vetëm për pjesëmarrje, 15.25 milion euro.
Kjo shumë mund të rritet nëse klubet kalojnë fazën e grupeve. Çdo ekip do të marrë 2,7 milionë euro për fitore dhe 0,9 milion për barazimet e mundshme.
Kështu, një klub që arrin vetëm fitore të plotë do të marrë një total prej 16.2 milion euro në fund të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Çmimet do të rriten kur kalohet në fazën e eliminimeve direkte.
Ja çmimet:
Kulalifikimi në 1/8 e finales, 9.5 milionë euro, kualifikimi në çerekfinale: 10.5 milionë për klub, kualifikime në gjysmëfinale: 12 milionë në klub, kualifikimi në finale: 15 milionë për klub, fitorja në finale: 4 milionë euro shtesë.
Ekipi që fiton në finale do të marrë edhe katër milionë më shumë se në edicionin e fundit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...