Sot në fshatin Zasellë të Mitrovicës, në prani të familjarëve, bashkëlojtarëve, shokëve, trajnerëve e mësimdhënësve, drejtuesve të institucioneve dhe qytetarëve të shumtë, iu dha lamtumira e fundit futbollistit 17-vjeçar të FC “Trepça’89” dhe Kombëtares U17, Erion Kajtazi, i cili të shtunën ndërroi jetë në fushën e gjelbër, pas një ataku në zemër.
Erioni u përcoll mes lotësh e dhembjesh jo vetëm nga familja, por edhe të gjithë ata që ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit, përcjell arbresh.info.
Presidenti Agim Ademi në fjalën e tij emocionuese theksoi se ikja e hershme e Erionit është një dhembje e madhe për familjen dhe humbje e madhe për futbollin e Kosovës, pasi ai vlerësohej si njëri prej lojtarëve më të talentuar të gjeneratës së tij dhe i gatshëm për të bërë karrierë në futbollin evropian.
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...