Klubi i futbollit nga Kosova, Malisheva, sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, ku do të ndeshet me Dynamo Kyiv.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Kremlin 1” në Antalia të Turqisë, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale.
Kjo do të jetë miqësorja e katërt për Malishevën gjatë fazës përgatitore. Në tri ndeshjet e para, skuadra kosovare ka regjistruar fitore, duke treguar formë të mirë para rifillimit të kampionatit.
Malisheva e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në vendin e pestë, ndërsa Dynamo Kyiv renditet në pozitën e katërt në Premier League të Ukrainës pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit./rtk
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...