Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore për rastin “Banjska”, ku po shqyrtohen akuzat ndaj tre të pandehurve lidhur me ngjarjet e rënda të ndodhura në shtator të vitit 2023.
Gjatë seancës gjyqësore, tre të pandehurit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – janë deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen, shkruan Arbresh.info.
Prokurori i Prokurorisë Speciale ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi gjyqësor pritet të dorëzohen prova të reja me shkrim, të cilat do të shqyrtohen nga trupi gjykues.
Ndërkohë, avokati i njërit prej të pandehurve i është drejtuar prokurorit special me kërkesë për ndryshimin e aktakuzës, duke argumentuar se ajo nuk është adekuate. Ai ka theksuar se në këtë proces nuk po gjykohet Milan Radoiçiq, por konkretisht tre të pandehurit që ndodhen në bankën e të akuzuarve: Spasojeviq, Toliq dhe Maksimoviq.
Seanca është përcjellë me debat mes mbrojtjes dhe prokurorisë, ndërsa gjykata pritet të vazhdojë shqyrtimin e çështjes në seancat e radhës./Arbresh.info./

Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...