Policia e Kosovës njofton se në fshatin Piranë, Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një rast i privimit të kundërligjshëm nga liria.
Sipas hetimeve fillestare, katër persona të dyshuar, fillimisht të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në një veturë të tipit ‘Seat’ me targa vendore një mashkull kosovar. Dyshohet se viktima më herët kishte pasur kontakt përmes rrjeteve sociale me një vajzë, e cila dyshohet të jetë nga Peja.
Të dyshuarit, pas rreth një ore, e kanë liruar viktimën, e cila kishte pësuar lëndime të dukshme trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
“Piranë, Prizren / 24.01.2026-11:52. Katër persona të dyshuar-të panjohur, dyshohet se me forcë e kanë futur në veturën e tipit Seat (me targa vendore) viktimën mashkull kosovar, pasi që dyshohet se viktima kishte pasur më herët kontakt në rrjetet sociale me një vajzë e cila dyshohet të jetë nga Peja. Të dyshuarit, pas rreth një ore e kanë liruar viktimën i cili kishte pësuar lëndime të dukshme. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Katër të dyshuarit m/k, njëri i mitur janë arrestuar dhe si provë materiale janë sekuestruar vetura që është përdorur në rast, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...