Një medalje është shumë afër për Kosovën në turneun prestigjioz WKF Karate-1 Premier League, që po mbahet në Stamboll. Garuesja kosovare Vlera Qerimi ka pasur paraqitje të suksesshme dhe do të luftojë për medaljen e bronztë.
E përfaqësuar nga Vlera Qerimi dhe Fortesa Orana, Kosova e ka nisur mirë vitin në këtë garë të nivelit të lartë botëror.
Vlera Qerimi shkëlqeu që në fazën e grupeve, të cilën e ka përfunduar në vendin e parë, duke treguar formë të lartë konkurruese.
Në çerekfinale, ajo ka shënuar fitore bindëse me rezultat 8:0, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Në këtë fazë, Vlera është përballur me sportisten egjiptiane Hendy Hadir, nga e cila është mposhtur ngushtë me rezultat 3:2.
Megjithatë, rrugëtimi i saj nuk ka përfunduar, pasi të dielën do të ndeshet për medaljen e bronztë, me shpresë që Kosova ta mbyllë këtë turne me medalje.
Ndërkohë, Fortesa Orana ka pasur paraqitje të mirë, por nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve.
Federata e Karatesë e Kosovës ka vlerësuar paraqitjen e sportistëve dhe u ka uruar suksese të mëtejme, duke theksuar se Kosova po vazhdon të dëshmojë forcë dhe cilësi në arenën ndërkombëtare të karatesë.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...