Policia e Kosovës njofton se pas pranimit të informatës lidhur me një rast të dyshuar, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Jagnenicë, Komuna e Zubin Potokut.
Gjatë kontrollit të realizuar në një shtëpi të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar: rreth 150 kilogramë material eksploziv, një pushkë të tipit M-48, 202 fishekë të kalibrit 7.92 mm, 42 fishekë të kalibrit 7.62 mm, si dhe dy karikatorë të armës automatike AK-47.
“Jagnenicë, Zubin Potok / 24.01.2026-13:23. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në një shtëpi të pabanuar gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar: 150-kg eksploziv, 1-pushkë M-48, 202-fishekë cal-7.92 mm, 42-fishekë-7.62 mm dhe 2-karikator të AK-47. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...