Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.
Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.
Bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.
Ambasadori Walker falënderoi për takimin dhe bisedën, dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025./Arbresh.info

Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...
Konjufca: Rrugët tona me Osmanin prapë do të takohen, opozit...
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...