Policia e Kosovës njofton se njësitë policore, gjatë një kontrolli të realizuar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Joshevik të Zveçanit, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme të armatimit dhe municionit.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar: një armë automatike e tipit AK-47 me gjashtë karikatorë me nga 30 fishekë secili dhe dhjetë fishekë të zbrazur, dy bomba dore, dy shtojca për tromblonë, një rrip ushtarak, një frotrollë për mbajtjen e fishekëve, disa pajisje për mbajtjen e armës, si dhe 98 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe rasti është iniciuar në procedurë hetimore. /Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...
Bodo/Glimt vazhdon me sukses ëndrrën evropiane – fiton binds...