Manchester City e ka ndalur serinë negative në Premier League, duke triumfuar 2-0 ndaj Wolverhampton dhe duke iu afruar liderit Arsenal në vetëm katër pikë diferencë.
City ka kaluar shpejt në epërsi, kur Omar Marmoush ka shënuar në minutën e gjashtë pas asistimit të Matheus Nunes.
Skuadra e Pep Guardiola ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe para përfundimit të pjesës së parë, Antoine Semenyo e ka realizuar golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Wolves ka tentuar të rikthehet në lojë, por pa sukses, duke goditur edhe traversën në dy raste.
City e ka menaxhuar rezultatin deri në fund dhe ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Manchester City mbetet në garë për titull, ndërsa Wolves e ka mbyllur një seri prej pesë ndeshjesh pa humbje, duke mbetur ende në fund të tabelës.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...