Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Interit përfundoi me rezultat 3-3.
Njëri ndër më të mirët në këtë sfidë ishte padyshim, Lamine Yamal, shkruan Arbresh.info.
Yamal shënoi një gol të bukur dhe goditi një shtyllë.
Trajner i Interit, Simone Inzaghi thuri lavde për super yllin spanjoll.
“Nuk kam parë kurrë një lojtar si Yamal në 8-9 vitet e fundit. Na u desh ta trefishonim dhe padyshim u hapën hapësira diku tjetër”, tha Inzaghi pas ndeshjes në një prononcim.
Sfida gjysmëfinale e dytë luhet javën e ardhshme saktësisht me 6 maj në “Giussepe Meazza”./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...