Riyad Mahrez raportohet se është duke u kërkuar nga skuadra italiane, Interi, gjë e cila është edhe duke rritur vlerën e anësorit të Leicester City.
“Dhelprat” tashmë kanë refuzuar një mori ofertash për reprezentuesin e Egjiptit, i cili ka bërë të qartë te trajneri Craig Shakespeare që dëshiron të largohet nga stadiumi King Power, transmeton portali arbresh.info.
Roma ka udhëheq garën për nënshkrimin me Mahrezin qysh pasi Arsenali hoqi dorë nga lojtari muajin e kaluar, por ‘The Mirror’ raporton që “Giallorossët” tani do të përballen në garën edhe me rivalin në ligë – Interin.
Leicester mësohet se kërkon rreth 50 milionë funta për futbollistin e votuar si Lojtari i Vitit 2015-16, megjithëse Interi vështirë se do të paguaj atë shifër./arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s