Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 2-2 në derbin me Napolin në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.
Epërsinë fillestare e pati Interi ku arriti ta realizojë në minutën e nëntë me Dimarcon, shkruan Arbresh.info.
Por nuk vonoi shumë dhe McTominay barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 26-të.
Ndeshja ishte e qetë deri në minutën e 71-të, kur u akordua penallti për Interin. I pakënaqur me vendimin ishte trajneri napoletan, Antonie Conte i cili u ndëshkua me karton të kuq.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Calhanoglu, i cili riktheu epërsinë në favor të Interit.
Tetë minuta më vonë, McTominay u shfaq në skenë sërish, ku barazoi reultatin në 2-2.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe dy skuadrat arkëtuan nga një pikë. Inter vazhdon të jetë liderë me 39 pikë kurse Napoli është i treti me 36 sosh:/Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...