Prishtina ka marrë një goditje të rëndë në këtë fazë të sezonit, pasi sulmuesi kryesor Mario Ilievski i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se 23-vjeçari është operuar me sukses në tendinën e Akilit të këmbës së djathtë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e javës së 29-të ndaj Llapit.
Sipas stafit mjekësor, Ilievski pritet të jetë jashtë fushave për një periudhë prej 4 deri në 6 muaj, çka përbën një mungesë të madhe për Prishtinën në vazhdim të sezonit.
Sulmuesi ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit që prej transferimit në verën e kaluar, duke regjistruar 14 gola dhe 5 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat, dhe duke qenë një pikë referimi në repartin ofensiv.
Nga klubi kanë uruar lojtarin për shërim sa më të shpejtë, duke theksuar se e gjithë familja bardhekaltër qëndron pranë tij në këtë periudhë të vështirë, me besimin se do të rikthehet më i fortë në fushë.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...