Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare dhe e ka cilësuar Milanin si ‘shtëpinë’ e tij të dytë.
Suedezit i skadon kontrata me klubin amerikan në dhjetor dhe ka pranuar se do të rikthehet në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
38-vjeçari ka thënë se mund të rikthehet në “San Siro” pasi është ‘shtëpia’ e tij e dytë.

“Milan është shtëpia ime e dytë. Nuk është qyteti im i dytë, por shtëpia ime e dytë. Kam kujtime të mrekullueshme. Nëse ka ndonjë projekt që më pëlqen, mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare”
Suedezi ka fituar 31 trofe në karrierën e tij, ndërsa për La Galaxy në 58 paraqitjet e tij ka shënuar 53 gola.
Interesim për të pos “Rossonerëve” po tregon edhe klubi tjetër italian, Bologna./arbresh.info/
Mbahet protesta e shtatë kundër ndërtimit në Zvërnec, qyteta...
Ambasada e Kosovës në Lubjanë apel mërgatës: Shfrytëzoni të ...
Gazetarët paralajmërojnë rrezik për lirinë e medias pas shit...
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...