Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Manchester United në mes të sezonit pas raporteve se ka pranuar oferta që t’i bashkohet klubeve në MLS dhe Super Ligë të Kinës.
Sulmuesi i Manchester United është rikthyer në aksion në muajin nëntor pas shtatë muajve qëndrim jashtë muajve për shkak të një lëndimi serioz, transmeton portali arbresh.info.
Por, në fund të 2017-ës, 36-vjeçari është larguar sërish për një muaj për shkak të rikthimit të problemit. Sulmuesi ka kontratë me klubin në Old Trafford deri në fund të sezonit, por nuk pritet t’i dhurohet një marrëveshje e re.
Bazuar në ‘Yahoo Sport’, Ibrahimovic është duke konsideruar ofertat që ka pranuar nga klubet në MLS dhe Super Liga e Kinës.
Të dy ligat fillojnë në muajin mars dhe kjo do të thotë që Ibrahimovic mund të largohet vetëm disa muaj pas rikthimit në fushë./arbresh.info/
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...