Ekipi i gazetarëve francez “Kosovox”, që po qëndron në Kosovë, javën e kaluar kanë vizituar heroinën e Kosovës, kampionën olimpike, Majlinda Kelmendi.
Një vit pas kurorëzimit me medaljen e artë në RIO, xhudistja, Majlinda Kelmendi, ende jeton në qytetin e saj të lindjes, në Kosovën Perëndimore.
Shumë e pranueshme, kampionia olimpike, është bërë simbol i njohjes së Kosovës ndërkombëtarisht.Afërsia me një kampione olimpike mund të jetë e komplikuar.
Por, për të gjetur Majlinda Kelmendin, së pari duhet të shkoni në Pejë, qytetin industrial me rreth 100 mijë banorë, që ndodhet rreth dy orë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Të ndihmuar nga nja taksi me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, ndërsa me temperaturë deri në 38 gradë, Majlindën e gjejmë në lartësi të qytetit të Pejës.
Objektet janë të thjeshta, një dhomë dyshe, e shtruar me tatami ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, dhe e rrethuar nga dollapë. Modestia, dhe vlera kardinale e xhudos përshkon vendin.
Në këtë dhomë, Majlinda ndodhet kudo: në fotografi, medalje, mure dhe kabinete. Vetëm medalja e artë e fituar në RIO në muajin gusht të vitit të kaluar, në kategorinë deri në 52 kilogram, Majlinda e ruan në dhomën e saj… Dhe nganjëherë fle me të, duke e vendosur nën jastëkun e saj. “Nuk mund as të marrë frymë pa të”, kujton kampionia. “Pa marrë parasysh fitoret e ardhshme në gara, ajo do të mbetet momenti më i bukur i jetës sime”, shkruan “kosovox.com”, raporton “noc-kosovo.org”.
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...