Sulmuesi i RB Salzburg, Erling Haaland ka pranuar se nuk ka pasur shumë mundësi për të shënuar për shkak të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk.
Dje Salzburg u mposhtë nga Liverpool në ‘shtëpi’ me rezultat 0 – 2, gjë që shkaktoi të eliminohen nga Liga e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Norvegjezi i shumë kërkuar këtë sezon ka thënë se ndeshja ka qenë shumë e vështirë.

“Është vështirë. Ishin të mirë në dy pjesët. Janë klub më i mirë. Kanë mbrojtësin më të mirë në botë afër meje”
“Kjo është diferenca. Mund ta imagjinoni. Është e rëndë kjo humbje”
Aventura për klubin austriak vazhdon në Evropa Ligë pasi përfundoi në vendin e tretë në tabelë në fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...