Agjentja e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, ka reaguar lidhur me thashethemet që e lidhin klientin e saj me transferimin tek gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona.
Ylli norvegjez pak kohë më parë ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn, duke e zgjatur atë deri në vitin 2034.
Megjithatë, Haaland vazhdon të përmendet si objektiv i Real Madridit dhe Barcelonës.
“Vërtet mendoni se Erling mund të shmangë thashethemet për Real Madridin, edhe me një kontratë të gjatë te City? Gjithmonë në media është Haaland dhe Real Madrid”, ka thënë agjentja Raffaela Pimenta në një intervistë me ekspertin e transferimeve Fabrizio Romano.
“Njerëzit flasin shumë, dhe gjithmonë do të ketë thashetheme. Nuk kam asnjë koment dhe nuk lidhem me to”, tha agjentja e sulmuesit norvegjez.
Pimenta u pyet gjithashtu për ekzistencën e një klauzole të mundshme largimi në kontratën e Haaland, por nuk pranoi të japë detaje.
“Një klauzolë blerjeje? Nuk komentoj për kontratat”, tha ajo.
“Kur performon mirë, mund të bësh çfarë të duash. Erling ka liri totale, sepse kur bën mirë, ke një marrëveshje të mirë dhe ke liri”, përfundoi agjentja Pimenta./rtk/
Kurti: U humb rasti historik për moscertifikimin e Listës Se...
Kurti: Nëse opozita është e sigurt që Albulena nuk kalon për...
Osmani nis nesër vizitën shtetërore në Zvicër, do të pritet ...
Deputeti Shala: Ka mospërputhje në performancën prodhuese në...
Vengu: Anija “Butrinti” u shkon në ndihmë 13 emigrantëve, me...
Kurti i vë vija të kuqe PDK-së: Duhet të jetë në opozitë min...