Ylli i Manchester City-t, Erling Haaland, beson se skuadra e tij, mund ta fitojë tripletën këtë sezon të garave.
‘Qytetarët’ tashmë e kanë festuar titullin e kampionit në Premier League, derisa me 3 qershor do të luajnë në finalen e FA Kupës, kurse, me 10 qershor në Stamboll, do të ndeshen me Interin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi norvegjez, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Angli, në një intervistë për “BBC”, ka thënë se është i mundshëm fitimi i tripletës. Haaland thotë se tripleta është ëndrra e tij e madhe.
“Do të ishte e pabesueshme të sillnim në shtëpi tripletën, edhe pse më duhet ta pranoj se në fund të fundit klubi për këtë më bleu. Nuk duhet të fshihemi, duhet të synojmë këtë objektiv në mënyrë që të kemi mundësi ta realizojmë. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj ta realizoj. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, janë dy finale kundër dy ekipeve të mira. Edhe ata do të jenë të motivuara dhe të do të japin gjithçka për të fituar. Nëse luajmë në mënyrën tonë, nëse do të luajmë në maksimumin tonë, kam besim se do t’i fitojmë të dy trofetë”, ka thënë ish-ylli i Borussia Dortmundit./rtk
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...