Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i bindur se mesfushori i talentuar Phil Foden po rikthehet në nivelin e tij më të lartë.
Foden shkëlqeu të shtunën në fitoren e ‘Qytetarëve’ ndaj Sunderlandit, duke shënuar edhe një gol të rëndësishëm.
Para udhëtimit të mërkurës për ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Guardiola lavdëroi paraqitjen e anglezit.
“Phil është i jashtëzakonshëm. Ai po shënon shumë gola. Erdhën tek unë pas ndeshjes dhe më tha se nuk ndihej mirë sot, por shikoni si vrapon, si futet pas topit dhe rikuperon topin,” tha Guardiola.
“Kur është në këtë moment dhe këtë gjendje, ai është një dhuratë dhe një diamant. Ai është në majë të potencialit të tij”, theksoi strategu spanjoll.
Foden pritet të luajë një rol kyç për Cityn në sfidën e rëndësishme ndaj spanjollëve dhe gjatë pjesës tjetër të sezonit.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...