Transferimi i Antonio Griezmannit në Barcelonë është tashmë një sekret i zbuluar.
Marrëveshja nuk është punë e kryer, por operacioni për transferimin e tij është në binar dhe dëshmi e kësaj është se partnerja e sulmuesit të Atletico Madridit, Erika Choperena, është duke kërkuar shtëpi në qytetin katalan.
Erika, sipas TV3 dhe Catalunya Radio, ka qenë në Barcelonë një javë para ndeshjes mes Barçës dhe Atletico Madridit, për të shikuar për shtëpi banimi.
Gazetarja Marta Carreras ka thënë në TV 3 se agjencia që e shoqëronte të dashurën e francezit e kishte dërguar atë t’i vizitonte disa shtëpië në zona të ndryshme në qytet, si dhe në lagjen Castelldefels, ku Messi dhe Suarez jetojnë.
Por, ajo shtoi se asnjë nga ato nuk e kanë bindur Erikan, prandaj ajo u kthye në Madrid e zhgënjyer.
Familja e Griezmann dëshiron t’i rregullojë të gjitha gjërat para fundit të sezonit, në mënyrë që të mos brengoset për të shikuar për shtëpi në kohën e Kupës së Botës apo gjatë pushimeve verore.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...