Sekretari i FHK-së, Izet Gjinovci, i cili gjendet në Beograd së bashku me vashat e Përfaqësueses së Kosovës U-20, thotë se gjendja sigurisë së tyre është e mirë.
Ato sot kanë pasur të zhvillojnë një ndeshje me moshataret e tyre të Serbisë, por që është anuluar nga Qeveria e shteti fqinj.
Sipas Gjinovcit situata e sigurisë është e mirë dhe vajzat janë të qeta.

“Shumë forca policore kanë siguruar në tri rrethe, ka siguri të plotë dhe ne në qendrën sportive dhe hotel jemi shumë mirë”.
Kosova me gjasë këtë ndeshje do ta fitojë në tavolinë me rezultat zyrtare 20:00.
“Vajzat janë në disponim pas fitores me Serbinë edhe pse me rezultat zyrtar, por është fitore”.
“Do të qëndrojmë, por kjo nuk varet ekskluzivisht nga ne. Varet nga rrethanat dhe vendimin e federatës evropiane dhe shtetit serb”, ka thënë Gjinovci për Telegrafin.
Shumë tifozë janë tubuar në afërsi të palestrës ku ka pasur të zhvillohet ndeshja, duke bërë që ajo të mos zhvillohet.
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Kastriotit, gara e titullit ...
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...