Pas largimit nga Liverpool në qershor të vitit 2024, Jurgen Klopp nuk ka pranuar të marrë drejtimin e asnjë ekipi tjetër dhe pse ofertat nuk i kanë munguar.
Së fundmi, është klubi i Al-Ittihad që interesohet për trajnerin gjerman, pas shkarkimit të Laurent Blanc. Klubi saudit tani është në kërkim të një trajneri të ri për të drejtuar projektin e tyre ambicioz dhe momentalisht emri i parë në listë është pikërisht ai i Jurgen Klopp.
Gjermani aktualisht është në krye të konglomeratit Reb Bull, ku mbikëqyr akademitë dhe ekipet e rrjetit të kompanisë në fjalë, në disa vende.
Në rast të refuzimit nga Klopp, Al-Ittihad po monitoron edhe emra të tjerë si Xavi Hernandez, Sérgio Conceição, Luciano Spallettit.
Model i ri udhëheqjeje në Hamas pas humbjeve në Gaza
Granit Xhaka flet për Botërorin: rutina, emocione dhe ambici...
Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ek...
Një veturë me targa serbe shihet në Zvërnec, ngrihen dyshime...
Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...