Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka reaguar për herë të parë pas raportimeve të shumta lidhur me një përplasje të ndodhur në stërvitje me bashkëlojtarin Federico Valverde.
Sipas raportimeve, dy futbollistët patën dy debate të ndara gjatë seancave stërvitore, ndërsa në incidentin e dytë Valverde përfundoi në spital për trajtim pasi pësoi një prerje në ballë. Megjithatë, si uruguaiani ashtu edhe francezi kanë mohuar kategorikisht se ka pasur dhunë fizike mes tyre.
Valverde sqaroi më herët se lëndimi erdhi pasi goditi aksidentalisht një tavolinë gjatë debatit dhe jo si pasojë e një goditjeje nga Tchouameni.
Tani edhe francezi ka vendosur të flasë, duke kritikuar mediat për mënyrën se si është trajtuar ngjarja.
“Kanë ndodhur disa gjëra dhe të gjithë e keni parë mbulimin mediatik. Por kjo situatë është ekzagjeruar shumë. Te Real Madridi gjithçka merr përmasa të mëdha. Janë shkruar shumë gjëra të pavërteta. Kam lexuar se kemi pasur një përleshje dhe se unë e kam goditur Valverden. Kjo nuk është e vërtetë”, deklaroi Tchouameni nga grumbullimi i kombëtares së Francës.
Mesfushori theksoi se marrëdhënia mes tij dhe Valverdes mbetet e shkëlqyer dhe se të dy kanë të njëjtin objektiv te Real Madridi.
“Më e rëndësishmja është se klubi e di çfarë ka ndodhur. Në një zhveshtore ndodhin shumë gjëra që media nuk i mëson kurrë. Jeta vazhdon. Unë dhe Fede kemi një qëllim të qartë: të fitojmë trofe me Real Madridin. Nuk ka asnjë problem mes nesh”, shtoi ai.
Tchouameni gjithashtu hodhi poshtë spekulimet që e lidhin me një largim nga Real Madridi gjatë verës, duke bërë të qartë se fokusi i tij mbetet te klubi madrilen dhe te sukseset e ardhshme me fanellën e bardhë./Arbresh.info
Allegri drejt Napolit, sot takimi vendimtar me Milanin për s...
Adelina Tërshani dorëzon në polici dosje me 650 faqe kërcëni...
Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...
Sulmi me dron iranian shkakton dëme të rënda në aeroportin e...
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e...
BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...